Këngëtarja Zaimina Vasjari po arrin më së miri të jetë në qendër të vëmendjes.
Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, Vasjari rrëmben vëmendjen e fansave me anë të fotografive provokuese që publikon në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story ku është shfaqur duke pozuar në sediljet e pasme të një veture.
Ajo kishte veshur një palë xhinse të shkurtra dhe një reçipetë të zezë në pjesën lart, gjersa vinte në plan të parë të pasmet e saj.
Zaimina vazhdon të mbetet një ndër trupat më seksi të estradës, ndërsa për ta mbajtur trupin në formë këngëtarja i është përkushtuar edhe ushtrimeve. /Telegrafi/