Telegrafi

Zaimina Vasjari publikon imazhe ‘të nxehta’ nga pushimet

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është duke shijuar disa ditë të mira relaksi.

Ajo në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi disa fotografi nga pushimet, duke treguar ndër të tjerash figurën e saj trupore.

Në fotografinë e fundit që ajo ndau me ndjekësit, Vasjari u shfaq me bikini, ndërsa pozonte në kërcimoren e një varke.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Megjithëse nënë e një vajze, Zaimin ka arritur që të ruajë më së miri linja, duke qenë në top formë.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për paraqitjen atraktive.

Zaimina përndryshe ka tash e sa kohë që është tërhequr nga muzika, dhe është më shumë e fokusuar në biznes. /Telegrafi/