Site icon Telegrafi

Zaha do ta refuzojë mega-ofertën nga klubi i Ronaldos, lidhet me PSG-në

(Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha, thuhet të ketë vendosur ta refuzojë mega-ofertën e Al-Nassr, ndërkohë që për të kanë shprehur interesim klubet franceze.

30-vjeçari do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij muaji dhe pritet të largohet nga klubi anglez, ndërkohë që ka marrë disa oferta.

Sipas The Guardian, ai ka vendosur t’i thotë ‘jo’ ofertës prej 35 milionë eurosh në vit nga klubi i Cristiano Ronaldos që i ka ofruar pagë trefish më të lartë se ofertat tjera.

Lexo po ashtu Zaha në radhë për Superligën saudite, klubi i Ronaldos ka gati ofertën për ish-sulmuesin e Unitedit

Zaha dëshiron të qëndrojë në Evropë, ndërsa është raportuar të ketë pasur bisedime me përfaqësues të Paris Saint-Germainit.

Drejtori sportiv i kampionit francez, Luis Campos, pëlqen lojën e yllit nga Bregu i Fildishtë dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Marseille është klubi tjetër nga Ligue 1 që i kërkon shërbimet e sulmuesit të Crystal Palace. /Telegrafi/

Exit mobile version