Telegrafi

Zaev: Investimi i Google dhe Facebook varen nga anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO

Kryeministri Zoran Zaev në seancën parlamentare tha se investimet e Google dhe Facebook do të varen nga anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai beson se një investim i tillë mund të realizohet në Maqedoni.

“Unë pres që Maqedonia të ketë një të ardhme të sigurt me anëtarësimin në NATO dhe BE, duke filluar me skriningun dhe bisedimet. Kjo është një mundësi e qartë që të ndodhë në Maqedoni, ne do të vazhdojmë të flasim dhe kur të kemi diçka konkrete do ta publikojmë atë. Unë japë shpresën se nëse Maqedonia i mbyll proceset politike dhe kjo të konfirmohet me ndryshimet kushtetuese dhe i bëhet e qartë anëtarësim në BE, të gjithë ne së bashku do të ndihmojmë bordin e drejtorëve për të marr vendim mbi investimet”, tha Zaev.

Ai tha se këtyre investitorëve iu është ofruar tatim përfitues prej tre për qind.

Deputeti Antonio Milloshoski tha se Qeveria shpërndan gënjeshtra kur i paralajmëron këto investime.

Milloshoski shtoi se me këto premtime ai dëshiron të tregoj se diçka po punohet./Telegrafi/