Këngëtari Young Zerka ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me producentin Alandy.
“Sorry” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike-verore.
Muzika është punuar nga producenti Alandy, Young Zerka , dhe Edlir Begolli.
Ndërkohë edhe për vargjet e tekstit janë kujdesur vet dyshja interpretuese Young Zerka dhe Alandy.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe xhirimet janë kryer në një klub nate në Tiranë.
Ana vizuale i është besuar MAX Production në Tiranë.
Young Zerka përndryshe është mjaft i pëlqyer për stilin e tij të muzikës, përkatësisht të kënduarin në stilin xhamajkan. /Telegrafi/