Telegrafi

Ylli i Realit, Vinicius Jr. shpërndan këngën “Sicko” dhe etiketon Taynan në profilin e tij

(Foto: Getty Images/Guliver/InstaStory/viniciusjunior)

Kanë kaluar vetëm disa prej de Tayna e publikoi projektin më të fundit muzikor të titulluar “Sicko” dhe tashmë është shndërruar në hit.

Reperja, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, e lansoi videoklipin e kësaj kënge më 18 tetor, ndërsa deri më tani është shikuar afro gjashtë milionë herë në YouTube.

Porse, kënga “Sicko” i ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe pëlqehet edhe nga fansat ndërkombëtarë të muzikës. Këtu nuk bëjnë përjashtim edhe personalitetet e njohura.

Njëri prej tyre është sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior. Futbollisti brazilian e ka shpërndarë këngën e Taynas në profilin e tij në IsntaStory të shoqëruar me një figurë që vallëzon.

Futbollisti brazilian e ka etiketuar këngëtaren shqiptare në profilin e tij ku numëron mbi 8.1 milionë ndjekës. /Telegrafi/