Telegrafi

Ylli i NBA provokon Messin para ndeshjes, shënon gol dhe së bashku me tifozët e Nashvilles feston në stilin e CR7

Lionel Messi u provokua para sfidës finale mes Nashville dhe skuadrës së tij Inter Miami.

Prezent në këtë finale të madhe ka qenë edhe ylli i NBA, Giannis Antetokounmpo dhe dukej qartë se ai përkrahte skuadrën vendase.

Para fillimit të ndeshjes basketbollisti grek ka zbritur në fushë, teksa ka provuar disa goditje drejt fortës.

Lexo po ashtu Madhështia e Messit pas fitimit të trofeut, ylli argjentinas merr duartrokitjet e të gjithëve me gjestin e bërë me ish-kapitenin e Inter Miamit

Në momentin që ka realizuar gol, Giannis ka provokuar qartazi Messin duke festuar së bashku me tifozët e Nashville në stilin e Cristiano Ronaldos ‘Siuuuu’.

Gjithsesi Messi u kundërpërgjigj në fushë duke realizuar një gol nga loja e hapur dhe një tjetër nga penalltia për ta fituar trofeun e Kupë së Ligës.

Lexo po ashtu Askush në botë si ai, Messi fiton trofeun e parë me Inter Miamin dhe thyen një rekord botëror

Giannis u prit nga Nashville duke iu dhuruar edhe një fanellë, teksa basketbollisti grek me gjestin e bërë tregoi qartë se është një fans i CR7. /Telegrafi/