Manchester United raportohet se ka vënë sytë tek një lojtar i Barcelonës mes interesimit të gjigantit spanjoll për Marcus Rashford.
Muajin e kaluar, e ardhmja e Rashford në ‘Old Trafford’ u fut në errësirë pas intervistës së lojtarit me gazetarin Henry Winter, ku konfirmoi se është i gatshëm për një aventurë të re.
Së fundmi, u zbulua se Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e 27-vjeçarit.
Është sugjeruar se blaugranasit janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për Rashford gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në rikthim, thuhet se United ka regjistruar interesim për mbrojtësin e tyre Ronald Araujo.
Siç ka raportuar gazeta spanjolle Sport, Araujo ka një çmim mes 40-50 milionë eurosh teksa së fundmi është lidhur me një kalim në Itali tek Juventusi.
Duke marrë parasysh interesimin e Barcelonës për Rashford, dy klubet mund të diskutojnë një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin që të dy, Araujon dhe Rashford.
Në një intervistë së fundmi, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u deklarua se ai dëshiron qëndrimin e Araujos në ekip pasi sipas tij uruguaiani është ndër më të mirët në botë në pozicionin e tij./Telegrafi/