Telegrafi

Yjet i urojnë nënat, bashkëshortet dhe të gjitha gratë për 8 Mars

Albana Osmani (Foto: Instagram/albanaosmani1)

Dita ndërkombëtare e gruas po festohet çdo vit në datën 8 mars anekënd botës, ndërsa është një pikë fokale e lëvizjeve për të drejtat e gruas.

Lëvizjet e ndryshme për të drejtat e grave në fillim të shekullit të kaluar u shënuan me data të ndryshme, derisa 8 marsi filloi të konsiderohej si festë publike në vende të shumta.

Kombet e Bashkuara filluan ta festojnë këtë ditë nga viti 1977, ndërsa 8 marsi shënohet edhe në vendin tonë si Dita e Gruas.

Yje të shumta të skenës dhe ekranit i kanë shfrytëzuar profilet e tyre në rrjetet sociale për t’i uruar nënat, bashkëshortet dhe të gjitha gratë për ditën e tyre.

Disa prej postimeve jua sjellim në vijim. /Telegrafi/