Personazhe të shumta të njohura në Hollywood, kanë reaguar me rastin e mos nominimit të asnjë aktori të vetëm me ‘ngjyrë’, në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve ‘OSCAR’.
Me sa duket i gjithë komuniteti i personave të famshëm me ngjyrë janë çmendur, se si filmat të bërë nga njerëzit me ngjyrë janë përjashtuar nga lista e çmimeve Oscar.
I fundit është reperi Snoop Dogg, i cili e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram, për të shprehur dëshprimin e tij për këtë çështje.
Ky reagim i tij erdhi pasi që aktorja Jada Pinkett Smith dhe producenti Spike Lee, kanë deklaruar se do të bojkotojnë ngjarjen e përvitshme OSCAR, për shkak të diskriminimit të filmave të bëra nga njerëzit me “ngjyrë”.
Edhe moderatori Chris Rock është shprehur në Twitter, kundër nominimeve në OSCAR.
Aktori amerikan, George Clooney, i cili është edhe fitues i çmimit OSCAR, ka akuzuar Akademinë e Çmimeve se “po lëviz në drejtim të gabuar”, duke thënë: “Për të dytin vit me radhë, asnjë aktor me ngjyrë ose pjesëtar i pakicave nuk është nominuar në katergorinë e aktorit ose aktores më të mirë të vitit.”
Presidentja e Akademisë së Çmimeve Oscar, Cheryl Boone Isaacs, është zotuar se do të rishikojnë nominimet së bashku me anëtarët e Akademisë, pasi shumë yje janë zotuar se do të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve OSCAR, që do të mbahet muajin e ardhshëm më datën 28 Shkurt.
Edhe aktorja e filmit “Star Wars”, Lupita Nyong’o, ka thënë se “është e zhgënjyer me mungesën e shumëllojshmërisë” në nominimeve.
Duhet theksuar se janë gjithësej 6,300 anëtarë të Akademisë së Arteve, Shkencave dhe të Filmit Amerikan, të cilët votojnë për aktorët që duhet nominuar për çmimin Oscar.