Site icon Telegrafi

Yedlin zbulon mesazhin e parë befasues të Messit në grupin e lojtarëve të Inter Miamit në WhatsApp

Lionel Messi tashmë po bën përshtypje të mira brenda skuadrës së Inter Miami pasi ka ndihmuar një bashkëlojtar me bileta shtesë për të parë prezantimin e të shumëpritur te klubi nga Mayor League Soccer (MLS).

Muajin e kaluar, u konfirmua se Messi do të nënshkruante për skuadrën e MLS, Inter Miami, pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint Germain.

Të dielën, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u prezantuar zyrtarisht para një turme të mbushur plot në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale.

Ngjarja ishte aq e madhe saqë edhe lojtari i Inter Miami, Leonardo Campana nuk mundi të merrte bileta të mjaftueshme, por më pas hyri Messi.

Lexo po ashtu Prezantim spektakolar i Messit dhe Busquetsit para tifozëve të Inter Miamit

Sipas mbrojtësit të Inter Miamit, DeAndre Yedlin, Messi u shfaq çuditërisht në bisedën e grupit të lojtarëve në WhatssApp për të shpëtuar ditën e tyre.

“Ngjarja e madhe që ai pati të dielën, Campana po kërkonte bileta dhe shkroi në grup, ‘Hej, a ka dikush ndonjë biletë?, dhe atëherë as që e dija që Leo ishte në grup apo në bisedën në grupit”.

“Por, ai u shfaq menjëherë dhe tha, ‘Sa ju duhen?’”.

“Vetëm për të treguar atë bujari, ky është një shembull i parë i shkëlqyer se si është ai”, ka zbuluar Yedlin.

 

Gjatë prezantimit të tij, Messi ishte i sigurt që do të kalonte mirë te klubi i ri.

“Jam i sigurt se do të kemi shumë përvoja të mrekullueshme. Jam shumë i prekur që jam këtu në Miami, për të qenë me ju. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, në emër të familjes sime, për mirësinë që më keni dhënë”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version