Ajo ka debutuar në skenën muzikore shqiptare që një kohë, ndonëse vëmendje të madhe rrëmbeu që nga fillimi.
Bëhet fjalë për këngëtaren e re të estradës, YA NINA, e cila po vazhdon të jetë e angazhuar dhe mjaft aktive me këngë të reja.
Zeshkania së fundmi ka sjell projektet “A po don/Kiss Kiss”, të shoqëruara edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Alien, Mumën dhe reperin Elinal.
Melodia po ashtu u bë nga Ya Nina, Ada dhe Muma me masterizim të Nome Ent.
Producimi ndërkaq u realizua nga producenti i njohur shqiptar, Cricket, emri i vërtetë i të cilit është Donat Prelvukaj.
Këto tanimë i gjeni të plota në kanalin YouTube dhe besohet se do pritem mirë nga publiku.
Ya Nina duhet theksuar se shquhet për vokalin e veçantë dhe mënyrën se si i interpreton këngët. /Telegrafi/