Telegrafi

Xhuli: Unë kam qenë super e varfër, me punë i kam arritur të gjitha

Banorët e nominuar të kësaj jave në Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar tema nga më të ndryshmet në darkën e të nominuarve.

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe debati mes Vivienit dhe Xhulit, ku kjo e fundit i ishte drejtuar modeles nga Durrësi me fjalët: “Unë i kam tri shtëpi, ti garant jeton me qira në Tiranë”.

Ky paragjykim i modeles nga Drenica për gjendjen ekonomike të Vivienit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Mirëpo në darkën e të nominuare, Xhuli është munduar të arsyetojë deklaratën e saj duke thënë: “Unë kam qenë super e varfër dhe me punë shumë kam arritur çdo send”.

Lexo po ashtu Në BBVK diskutohet për videon e saj intime - Xhuli thotë se ishte shantazh, Stresi i thotë: Ti vet e lypë

Ajo tha se me ato fjalë që i është drejtuar Vivienit, ka pasur për qëllim që të ngrit vetëdijen se vetëm me punë mund të arrihet çdo gjë”.

Lexo po ashtu Pas kërcënimeve të familjarëve të Xhulit, Getinjo detyrohet ta fshijë audio-incizimin dhe të kërkojë falje: Më falni prej shpirtit

Por një gjë e tillë nuk iu ka mbushur syrin as Stresit e as modeles durrësake, pasi të ty i janë drejtuar XHulit me fjalët: “Të të vijë turp për atë që ke thënë”. /Telegrafi/