Telegrafi

Xhuli pyetet se pse gënjeu që babai i saj ka qenë shok me Azem Galicën: Kam dashur të them Fehmi Lladrovci, e kam ngatërruar

Të hënën është organizuar një darkë për banorët finalistë të Big Brother VIP Kosova.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, pesë finalistët i janë përgjigju pyetjeve të ndryshme që ndjekësit e programit iu kanë drejtuar nga jashtë.

Një prej fansave i ka shkruar modeles Xhylije (Xhuli) Nura, duke e pyetur se pse ka gënjyer që babai i saj e ka pasur në shkollë Azem Galicën (pasi të dy personazhet i përkasin epokave të ndryshme).

Lexo po ashtu Xhuli ia puthë këmbët Vedatit në Big Brother VIP Kosova

Modelja me origjinë nga Drenica është arsyetuar duke thënë se ka gabuar emër dhe se ka pasur tjetër kënd në mendje, në vend të Azem dhe Shotë Galicës.

“Unë vërtet që atë mëngjes kur u zgjuam ishim duke folur për njerëz shumë të ngritur edhe që kane vlera shqiptare, une jam munduar të them Fehmi Lladrovci dhe jo Shotë dhe Azem Galica, por duhet na kuptuar edhe neve sepse i kemi tre muaj e gjysmë këtu në Big Brother publik i dashur dhe na shpesh herë ndoshta gabojmë me emra”, ka thënë Xhuli në përgjigjen e saj.

Ndërkohë kur pyetja është parashtruar, Stresi ka reeguar duke thënë: “Kjo është rrenë, është rrena më e madhe”. /Telegrafi/