Finalistët e Big Brother VIP Kosova kanë vazhduar lojën me pyetje-përgjigje edhe ditën e sotme (e premte).
Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu kanë qenë duke ndenjur së bashku, teksa kanë vazhduar të pyesin njëri-tjetrin për kryeqytetet e vendeve të ndryshme.
Modelja nga Drenica në një bisedë me ta i pyet se kush është kryeqyteti i Zelandës së Re.
Artani kërkoi vetëm shkronjën e parë, ndërsa Xhuli tha: “Nuk e si as unë këtë, për atë po ju pyes”.
Veç këtyre, të njëjtit nuk kanë ditur edhe shumë kryeqytete të disa vendeve të njohura.
Duket se konkurrentët e këtij edicioni nuk kanë edhe aq njohuri në lidhje me këto, pasi kanë bërë edhe huqje të tjera.
Sonte (e premte) mbahet nata finale e BBVK dhe banorët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/