Site icon Telegrafi

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Foto: Juliana Nura/Instagram

Mbrëmja e saj shtunës në Dortmund pritet të jetë elektrizuese, pasi Shqipëria përballë Italisë do të luajë një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e saj në “Euro 2024”.

Ndjenjat e pritjeve janë të ndezura maksimalisht ndërsa një numër i madh tifozësh shqiptarë kanë nisur udhëtimin drejt Dortmundit për të mbështetur Kombëtaren në një duel që nuk premton asgjë tjetër veç spektaklit.

Në qytetin gjerman sot kanë vërshuar shumë tifozë me fanellat kuqezi, flamujt kombëtarë dhe brohoritjet për futbollin në zemrat e tyre.

Në ambientet jashtë stadiumut “Iduna Park” u pa edhe bukuroshja Juliana Nura, e cila është njohur nga pjesëmarrja e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Në një video që Xhuli e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo shihet hipur mbi një veturë, teksa vallëzon me flamurin kuq e zi në mes të qindra tifozëve shqiptarë në Dortmund.

“Krenare që jam shqiptare,” shkruan Xhuli në postimin që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj, të cilët e vlerësojnë për patriotizmin dhe mbështetjen e saj të pakompromis. /Telegrafi/

Exit mobile version