Ata njihen për raportet jo të mira dhe debatet e tyre të ashpra brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Mirëpo të mërkurën, duket se Xhuli dhe Stresi lanë pak anash inatet e tyre, pasi shijuan një moment të këndshëm së bashku.
Ka qenë bukuroshja nga Drenica ajo e cila derisa Stresi ishte në kuzhinë e ka ngacmuar dhe ka bërë shaka me të.
Ajo i kishte hipur mbi shpinë duke bërë shaka, ndonëse Stresi i thoshte që t’i largohej, duke shkaktuar të qeshura mes të dyve.
Xhuli dhe Stresi përndryshe shquhen si dy prej konkurrentëve më të fortë të spektaklit Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/