Site icon Telegrafi

Xhuli flet për lidhjen e shumëpërfolur nga jashtë: Jemi pëlqyer dhe kemi qenë në njoftim e sipër deri para se të hyja në BBVK

Banorja Xhylije (Xhuli) Nura ka qenë shumë e komentuar këto kohë për jetën e saj private në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse ka krijuar një lidhje të re me modelin Atdhe Xharavina, Xhuli në një rrëfim të bërë së fundmi në lavanderi, ka folur për njohjen e saj nga jashtë me një person.

Ajo thotë se ishte në njohje e sipër me një mashkull deri pak para hyrjes në Big Brother VIP Kosova.

Lexo po ashtu Xhuli e puthë në shpinë Atdheun në Big Brother VIP Kosova

“Unë kam pasur një histori me të që jemi pëlqyer me të. Kemi qenë në njoftim e sipër prej verës deri para se të hyj në BBVK. Unë ‘single’ kam hyrë dhe ‘single’ jam. Por, jam në njoftim e sipër me dikën tjetër dhe tek ai po koncentrohem”, ka thënë Xhuli.

Ndërkohë, teksa e ka bërë këtë bisedë me Mbresën, ka qenë reperi Stresi, ai i cili i ka dëgjuar ato fshehurazi teksa diskutonin bashkë. /Telegrafi/

Exit mobile version