Site icon Telegrafi

Xhuli deklaron në BBVK se e ka rrahur Dafina Zeqirin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ofendime

Modelja Juliana Nura ka bërë një deklaratë befasuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka treguar se si shumë vite më parë e kishte “rrahur” këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn.

Këtë rrëfim ajo e ka bërë para banorëve të shtëpisë, ndërkohë që ka qenë ish-konkurrentja e BBVK, Shota Baraliu, ajo e cila ka publikuar një video të këtij momenti në InstaStory.

Ajo ka thënë se Xhuli e cila është shprehur se i mbështet femrat, deklaron brenda ambienteve të shtëpisë se ka rrahur një femre tjetër.

Lexo po ashtu Skena 'të nxehta' mes Atdheut dhe Julianës në Big Brother VIP Kosova, loja "ngriva-shkriva" i zë përmbi njëri-tjetrit

Nuk ka vonuar shumë dhe lidhur me këtë deklaratë të saj ka pasuar një kundërpërgjigje nga vet interpretuesja e hitit “Amazing Girl”, Dafina Zeqiri.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Zeqiri ka publikuar në InstaStory një video të saj duke bërë ‘twerk’ në një prej klipeve të saj, teksa ka shkruar: “Bushtrat duke ëndërruar që më ka goditur me shuplakë në bo*a bo*a”.

Ky konflikt mes dy vajzave ka më shumë se një dekadë që ka ekzistuar. /Telegrafi/

Exit mobile version