Përkundër mossuksesit ekonomik të vazhdimit të pestë, “A Good Day to Die Hard”, producentët kanë vendosur të bëjnë një tjetër film për të famshmin John McClane.
Filmi do të quhet “Die Hard Year One”, ndërsa nuk dihet se a do ta përsërisë rolin e tij Bruce Willis.
Aktualisht nuk ka informacione zyrtare nëse 60-vjeçari ka nisur xhirimet, megjithatë është e pamundur të imagjinohet një film “Die Hard” pa protagonistin kryesor.
Sidoqoftë, bëhet e ditur se ngjarja e vazhdimit të gjashtë do të vendoset në kohën para filmit të parë (që u xhirua në vitin 1988), ashtu që ka gjasa që Willis të zëvendësohet nga një aktor më i ri.
Filmi paraprak (“A Good Day to Die Hard”) solli vetëm 67 milionë dollarë përfitime, kundrejt 92 milionëve që u investuan për realizimin e filmit.
Megjithatë, filmat e mëhershëm kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm si në aspektin financiar, ashtu edhe për nga vlerësimi i kritikëve. /Telegrafi/