Telegrafi

Xhensila Myrtezaj publikon këngën e re “Lotët”, mes thashethemeve për divorcin me Bes Kallakun

Në një kohë kur janë përhapur zërat për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka vendosur të përqendrohet në artin e saj duke lansuar këngën e re me titull “Lotët”.

Projekti i fundit muzikor i Xhensilës vjen si një frymëzim i veçantë, pasi ajo zbuloi se kënga është konceptuar dhe krijuar gjatë periudhës së saj të shtatzënisë me të birin, Amen.

Lexo po ashtu Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës?

Xhensila, e cila njihet për ndjenjën e thellë dhe performancat e pasionuara, ka ndarë me fansat e saj një dedikim të ndjerë për këngën e re.

Lexo po ashtu Avokatja deklaron: Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj po divorcohen për të shpëtuar pasurinë

“Është një projekt kaq me vlerë për mua sepse është krijuar kur brenda meje po rritej Amen. Përfundimisht nuk ka fuqi më të madhe njerëzore se ajo e gruas, e nënës dhe e femrës,” ka shkruar ajo.
Videoklipi i këngës “Lotët” e ka vënë në qendër të vëmendjes aftësinë e këngëtares për të përçuar emocione të fuqishme përmes muzikës dhe imazhit të saj.

Foto: Xhensila Myrtezaj/YouTube

Xhensila shfaqet në një formë të shkëlqyer fizike, ku veshja e saj e ngushtë thekson në mënyrë perfekte linjat e trupit të saj, duke dëshmuar se ajo jo vetëm që është një artiste e talentuar, por edhe një ikonë e stilit dhe elegancës. /Telegrafi/