Telegrafi

Xhaka uron përforcimin e ri të Milanit (Foto)

Graniti pjesë e Arsenalit

Skuadra italiane, Milan nuk po ndalet duke e përforcuar skuadrën për stinorin e ri.

Pas mesfushorit Franck Kessie e mbrojtësit Matteo Mussacchio, Milan ka kompletuar transferimin e Ricardo Rodriguez.

Mbrojtësi zviceran iu bashkua kuqezinjve nga skuadra gjermane Wolfsburg për 18 milionë euro.

Ndërkohë ndër urimet e para për mbrojtësin e majtë ishte nga mesfushori kosovar Granit Xhaka.

“Urime vëlla Ricardo Rodriguez, ju e meritoni. Çdo të mirë”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Kujtojmë që Xhaka dhe Rodriguez janë miq të ngushtë dhe gjithmonë në grumbullimin te Zvicra qëndrojnë së bashku. /Telegrafi/

Gratulation bro @rrodriguez34 hesch dir verdient!!!! Alles gueti!!! ??????piiiiiilz ??????

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on