Arsenali e ka përmbysur rezultatin kundër Chelseat në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës EFL.
Ka qenë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ai që e ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen që po zhvillohet në Emirates Stadium (60).
25-vjeçari u gjend më së miri në zonë duke arritur që ta futë topin në rrjetë.
https://www.youtube.com/watch?v=EKSX693ky1w
Dy gola në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e parë, nga një për secilën skuadër.
Të parët shënuan Blutë me anë të Eden Hazard (7′), ndërsa Antonio Ruediger e gaboi portën (12′) për ta barazuar rezultatin.
Theksojmë se ndeshja e parë në Stamford Bridge ka përfunduar pa gola. /Telegrafi/