Site icon Telegrafi

Xhaka prioritet i Romës për mesfushën, por në listën e Giallorosëve janë edhe dy mesfushorë të tjerë nga Liga Premier

Granit Xhaka vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Romës për mesfushën.

Giallorosët janë duke menduar ta ndërtojnë një ekip të fuqishme dhe konkurruese për edicionin e ardhshëm.

Xhaka është synimi kryesor i Romës, me trajnerin Jose Mourinho që prishtinasin e ka futbollist të preferuar.

Corriere dello Sport ka raportuar se trajneri portugez synon afrimin e Xhakës në verë dhe transferimi i tij bëhet edhe më i lehtë për faktin se Arsenali shumë vështirë do ta zë vendin e katërt në tabelë, vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi nëse nuk arrihet Xhaka, atëherë Giallorosët kanë edhe dy futbollistë të tjerë në listë, të cilët gjithashtu luajnë në elitën e futbollit anglez.

Braziliani i Aston Villës, Douglas Luiz gjithashtu pëlqehet nga Mourinho, por që çmimi i tij sillet rreth 35 milionë euro, shumë e lartë për Romën.

Ndërkohë alternativa e fundit është ajo e Nemanja Matic që realisht është më lehtë i arritshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version