Telegrafi

Xhaka pëlqen fotografinë e 70 milionëshit të shumë kërkuar nga Arsenali (Foto)

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka ‘pëlqyer’ një fotografi të Alexandre Lacazette në Instagram dhe kështu vetëm ka shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm të francezit në Emirates.

25-vjeçari ka shënuar 119 gola në 261 paraqitje për Lyonin dhe kështu ishte subjekt i Topçinjve gjatë verës së kaluar, por klubi francez refuzoi ofertën prej 40 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Kampionia e botës në freestyle 'turpëron' Xhakën dhe Mustafin, i jep leksione si duhet dribluar (Foto/Video)

Këtë sezon ai ka shënuar 22 gola në 22 ndeshje në Ligue 1.

Xhaka nuk ka histori të mëparshme me Lacazetten dhe Memphis Depay dhe kështu kjo ‘Like’ na bën që të mendojmë se mesfushori shqiptar din diçka më shumë se ne.

Çmimi i ylli të Lyonit është 70 milionë euro. /Telegrafi/