Telegrafi

Xhaka në formacionin e javës së 28 në Ligën Premier (Foto)

Tashmë ka përfunduar edhe java e 28 në Ligën Premier për sezonin 2016/17.

Një nga rezultatet më befasuese është humbja e Arsenalit nga West Bromi me rezultat 3-1, por pavarësisht kësaj Granit Xhaka me paraqitjen e tij arriti të futet në formacionin e javës.

Lexo po ashtu Të gjithë po tallen me lojtarët e Arsenalit te goli i tretë i WBA-së, përfshirë Mustafin dhe Xhakën (Foto/Video)

Pas fitores së Evertonit ndaj Hullit me rezultat 4-0 Romelu Lukaku dhe Leighton Bains kanë arritur të futën në njëmbëdhjetëshin e javës.

Chelsea fitoi ndaj Stoke Cityt dhe kështu vazhdoi rrugëtimin drejt titullit, por vetëm N‘Golo Kante është në mesin e më të mirë. /Telegrafi/

Heaton; Baines, Evans, Cook, Dawson; Kante, Xhaka, Lingard, De Bruyne, Mahrez; Lukaku.