Telegrafi

Xhaka me mesazh emocionues për skuadrën e tij (Foto)

Granit Xhaka është ndëshkuar me kartonë të kuq në ndeshjen e fundit në Ligën Premier.

Ndëshkimi ndaj Burnleyt i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit kosovar, i cili është dënuar nga federata angleze e futbollit me katër ndeshje mos-lojë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Xhaka do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme, do të humbë takimin e titullit

Megjithatë, edhe pse nuk do të mund të ndihmoj skuadrën e tij, Xhaka me zemër është me bashkëlojtarët e tij dhe skuadrën duke i dëshiruar kualifikimin në Kupën FA.

“Stërvitja e sotme për ndeshjen ndaj Southamptonit, e vlefshme për FA Cup”, ka shkruar fillimisht Xhaka në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Xhaka i zhgënjyer për kartonin e kuq, por i lumtur me fitoren (Foto)

“Edhe përkundër se nuk do të jem në fushë, do ta mbështesë me gjithë zemër skuadrën dhe shpresoj në kualifikim”, ka përfunduar shkrimin e tij mesfushori nga Prishtina. /Telegrafi/