Telegrafi

Xhaka i lumtur për kualifikimin në fazën tjetër të FA Cup

Arsenali fitoi ndaj Prestonit me rezultat 1-2.

Në këtë takim nga minuta e parë luajti Granit Xhaka dhe mesfushori shqiptar në fund u shpreh i lumtur me kualifikimin.

“Sot ne dëshmuam se në çdo ndeshje ka rëndësinë dhe vështirësinë e tij. Një rikthim i madh, shihemi në rundin tjetër”, ka thënë Xhaka.

Kundërshtari i radhës do të mësohet në bazë të shorit. /Telegrafi/