Telegrafi

Xhaka: Duam ta fitojmë Ligën e Evropës për Mkhitaryanin

Granit Xhaka (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka së bashku me Sokratis Papastathopoulos kanë mbajtur një konferencë për media para finales së Ligë së Evropës që zhvillohet sot (29 maj) në mes të Arsenalit dhe Chelseat.

Dyshja e skuadra e londineze kanë thënë se ata do të mundohen ta fitojnë garën e dytë më të madhe në Evropë për klube për Henrikh Mkhitaryanin.

Sulmuesi i Arsenalit nuk ka udhëtuar në Baku për shkak të raporteve të acaruara në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, andaj do ta humbet finalen.

Henrikh Mkhitaryan (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi armen ka mbetur në Londër, duke mos rrezikua që të udhëtojë në Baku, pasi mund të arrestohej nga autoritetet e Azerbajxhanit.

“Natyrisht se jemi të zhgënjyer që ai nuk është këtu me ne, por mendoj se do të bëjmë shumë për Mkhitaryanin. Tani është koha që të flasim për futbollin”, ka thënë Xhaka.

Lexo po ashtu Aubameyang i premton Mkhitaryanit trofeun e Ligës së Evropës

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne duam që t’i japim atij një trofe. Ne kemi qenë dy herë në Ligën e Evropës dhe klube si Arsenali duhet të jenë në Ligën e Kampionëve”.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi që ne duam ta kualifikojmë klubin në Ligën e Kampionëve, që është prioriteti kryesor i yni”., ka thënë mesfushori i Arsenalit. /Telegrafi/