Telegrafi

Xhaka dhe Mustafi i urojnë ditëlindjen legjendës së Arsenalit: Ai njihet edhe si mik i shqiptarëve (Foto)

Ian Wright sot ka mbushur 53 vjet dhe këtë nuk e kanë harruar as futbollistët shqiptarë të Arsenalit.

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka i kanë uruar përvjetorin e lindjes legjendës së futbollit të Gunners.

“Urime ditëlindjen legjendës së Arsenalit! Shpresoj se do të keni një ditë të veçantë Ian Wright!”, ka shkruar Mustafi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet krahas Wrightit dhe Xhakës, transmeton Telegrafi.

Anglezi njihet edhe si mik i shqiptarëve dhe se është në disa raste teksa shoqërohet edhe në ambientet e jashtme futbollistike.

Lexo po ashtu Legjenda e Arsenalit me plis dhe shall kuqezi përshëndet tifozët shqiptarë (Foto)

Ndryshe, ish-futbollisti për skuadrën londineze ka luajtur për shtatë vjet, ku në 221 paraqitje ka shënuar 128 gola.

Trofetë e fituar të Wright me Arsenalin:

Titulli i Ligës Premier: 1997–98
Kupa FA: 1993, 1998
Kupa e Ligës: 1993
Fitues i Kup]ës së UEFA-s: 1994
Top golashënues: 1991-92, 1992-93, 1993-94, 1994-95, 1995-96, 1996-97