Arsene Wenger është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit me rezultat 2-1 kundër MLS All-Stars.
Trajneri i Arsenalit, Wenger ka thënë se ndeshja e parë e mesfushori shqiptar ishte mbresëlënëse.
“Xhaka është përshtatur shumë mirë. Pasimet e tij ishin të pastra dhe taktikisht luajti shumë mirë. Unë besoj se ndeshja e tij e parë ishte inkurajuese”, tha pas takimit Wenger.
Xhaka në pjesën e dytë ishte më i miri për Arsenalin, ku nga 58 pasime, ishte i sakët 94.2 për qind, përkatësisht përqindja më e mirë në takim. /Telegrafi/