Xavi Hernandez raportohet se i ka bërë me dije Joan Laportas se në afatin kalimtar të verës i do vetëm dy transefrime.
Klubi katalunas është duke punuar në uljen e pagave të disa prej lojtarëve, ndërsa disa të tjerë do të largohen nga Camp Nou.
Shuma që duhet arritur është 200 milionë euro, e caktuar nga La Liga – por Xavi ia ka bërë publike Laportas dy dëshirat e tij për transferime.
Lionel Messi dhe Martin Zubimendi, janë dy lojtarët që trajneri i do te Barcelona në afatin kalimtar të verës, raporton Mundo Deportivo.
Argjentinasi në javët e fundit po lidhet me një largim nga Paris Saint-Germain dhe nuk do të rinovojë kontratën.
Në anën tjetër, Zubimendi ka kohë që po kërkohet nga Xavi dhe për transferimin e tij mund të përdoren lojtarë si lloj shkëmbimi për të realizuar marrëveshjen. /Telegrafi/