Telegrafi

Xavi Simons shihet si pasuesi ideal i Mbappes tek PSG-ja

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës, Xavi Simons, mund të luajë një rol vendimtar në rikthimin e tij tek Paris Saint-Germain në vitin 2024.

Simons bëri përshtypje me paraqitjet e tij në sistemin e të rinjve të Barcelonës, nga 2010 në 2019, por ai vendosi të largohej, pasi nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re me katalanasit.

Largimi i tij nga Barcelona e lejoi holandezin të kalonte tek PSG-ja si lojtar i lirë, por aventura e tij në kryeqytetin francez nuk ka shkuar siç duhet dhe ai ka luajtur nëpër disa ekipe si huazim, por tani ai ka marrë ftesën për rikthim në klub verën e ardhshme.

PSG aktivizoi klauzolën e lirimit të Simons në vitin 2023, pas një sezoni të shkëlqyer me PSV Eindhoven në Holandë, por ata menjëherë e dërguan atë në huazim te Leipzig për sezonin 2023/24.

Lexo po ashtu Mbappe detyrohet të gjejë agjent të ri përpara transferimit të mundshëm te Real Madridi në vitin 2024

Megjithatë, sipas raportimeve nga Diario AS, pozicioni i Simons në Paris mund të ndryshojë në varësi të së ardhmes së Kylian Mbappe në kryeqytetin francez.

Kontrata e Mbappes do të skadojë në fund të sezonit aktual, pa asnjë indikacion se ai do të zgjasë qëndrimin e tij në klub, mes një transferimi të mundshëm si lojtar i lirë tek Real Madridi.

Nëse Mbappe vendos ta vazhdoj karrierën diku tjetër, Simons mund t’i jepet një rol më i madh në ekip, bazuar në formën që po kalon në Gjermani./Telegrafi/