Ousmane Dembele është lënë jashtë skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e 1/8-tës në Copa del Rey kundër Athletic Bilbao në San Mames sot (e enjte) mbrëma.
Xavi Hernandez la të kuptohet gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës para ndeshjes se francezi mund të largohet nga Barcelona në janar.
Të enjten drejtori sportiv Mateu Alemany doli dhe diskutoi situatën e Dembeles përpara se të deklaronte se ai duhet të gjejë një klub të ri para 31 janarit.
Largimi i tij nga Camp Nou ka marrë edhe një ‘miratim’, pasi sulmuesi francez tashmë është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Bilbaos.
Trajneri Xavi ka publikuar listën me 22 futbollistëve dhe Dembele nuk është pjesë e saj.
Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Neto, Arnau Tenas;
Mbrojtës: Sergino Dest, Gerard Pique, Ronald Araujo, Dani Alves, Clement Lenglet, Jordi Alba, Oscar Mingueza, Alejandro Balde;
Mesfushorët: Sergio Busquets, Riqui Puig, Pedri, Frenkie de Jong, Nico Gonzalez, Gavi;
Sulmues: Ansu Fati, Martin Braithëaite, Ferran Torres, Ferran Jutgla, Abde Ezzalzouli;
/Telegrafi/