Telegrafi

Xavi beson se Barcelona duhet të jetë besnike ndaj ADN-së së saj për të mposhtur Real Madridin në finale

Barcelona ka pasur disa muaj shumë të vështirë, por ka shenja që gjërat janë në rrugën e duhur. Paraqitjet nuk janë ende plotësisht bindëse, por ata tani kanë fituar katër ndeshje radhazi në të gjitha garat, një ecuri që ata shpresojnë ta vazhdojnë të dielën kur do të përballen me Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës.

Përpara ndeshjes, ka pasur sugjerime që Barcelona mund të përdorë sistemin e saj me katër mesfushorë për Superclasico, me Pedrin që tani është në gjendje të mirë.

Trajneri Xavi Hernandez refuzoi të merret me këtë çështje kur foli për mediat në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes të së dielës.

Lexo po ashtu Ancelotti e pranon se ka dhimbje koke për të përzgjedhur formacionin në El Clasico ndaj Barcelonës 

“Nuk varet nga Pedri nëse do të luaj apo jo me katër mesfushorë. Ideja është e qartë për mua, identiteti duhet të jetë i yni. ADN-ja e Barcelonës, mbajtja e topin larg Real Madridit. Ideja nuk ndryshon edhe nëse luajmë me katër apo tre mesfushorë”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencë.

“Është një ADN që Johan Cruyff e futi 30 vjet më parë. Vitin e kaluar ne ishim shumë krenarë për Barcelonën në finale dhe kjo është rruga që ne po kërkojmë. Ne do të jemi besnikë ndaj Cruyff-izmit?”.

Mesfusha me katër funksionoi mirë për Barcelonën në finalen e Superkupës së vitit të kaluar kundër Real Madridit, por Xavi beson se është naive të mendosh se i njëjti rezultat do të ndodhë automatikisht nëse përdoret në këtë rast.

“Ndeshjen e vitit të kaluar pamë të njëjtën gjë nja dy ose tre herë sepse jo gjithçka ishte perfekte, por këtë vit ndryshon. Lojtarët kanë ndryshuar, Real Madridi ka ndryshuar sistemin e tij, ata sulmojnë hapësirat, luajnë praktikisht me katër mesfushorë. Ata kanë ndryshuar nga viti i kaluar”, përfundoi spanjolli.

Është një pikë e mirë që përmend Xavi. Real Madridi është një ekip shumë i ndryshëm nga sezoni i kaluar, veçanërisht sepse Jude Bellingham tani ka ardhur. Megjithatë, Barcelona do të shijojë shanset e saj për të marrë trofeun shumë të nevojshëm në finalen e së dielës. /Telegrafi/