Site icon Telegrafi

Wolves konsideron një mega ofertë për James Rodriguezin

Wolverhampton Wanderers janë të gatshëm të shpenzojnë plot 80 milionë euro për të sjellë lojtarin e Realit të Madridit, James Rodriguez në Molineux Stadium këtë verë.

Reprezentuesi kolumbian është përpjekur të marrë kohë loje te Reali, por ka përfunduar në bankinë dhe i pashfrytëzuar thuajse në çdo ndeshje.

Tani, sipas mediumit The Sun, ekipi anglez, Wolves tashmë ka kontaktuar me super agjentin Jorge Mendes për të pyetur në lidhje me çmimin e James.

Lexo po ashtu Reali dhe Atletico në ‘luftë’ për sulmuesin e Wolvesit, Raul Jimenez

Ujqit janë të gatshëm të shesin yllin Raul Jimenez për të lehtësuar lëvizjen e mundshme të yllit kolumbian.

Real Madridi nënshkroi 28-vjeçarin nga Monaco në vitin 2014 pas shfaqjeve të tij të jashtëzakonshme me Kolumbinë në Kupën e Botës.

Lexo po ashtu Arsenali dhe Evertoni në bisedime për transferimin e James Rodriguezit

Ndërkohë, Wolves aktualisht zë vendin e gjashtë në Ligën Premier, pesë pikë më pak se vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Interesim për transferimin e kolumbianit kanë shprehur edhe Arsenali dhe Evertoni. /Telegrafi/

Exit mobile version