Në vitin 2018 dhe atë 2019, qyteti i Wolverhamptonit me shumë mundësi do të jetë vendi më i vizituar në Angli nga portugezët.
Kjo pasi skuadra e këtij qyteti me po të njëjtin emër, është e mbushur me lojtarë nga Portugalia.
Me transferimin e Joao Moutinhos, Wolves tani ka tetë lojtarë portugezë në skuadrën e tyren, të tjerë janë: Rui Patrício, Ruben Vinagre, Ruben Neves, Pedro Gonçalves, Ivan Cavaleiro, Helder Costa dhe Diogo Jota.
We are delighted to confirm that @JoaoMoutinho has signed for Wolves on a two-year deal. #BemVindoJoão
🇵🇹🐺 pic.twitter.com/2sCJ2ubK7U
— Wolves (@Wolves) July 24, 2018
Pra, kaq shumë lojtarë në skuadrën e parë nuk kanë as gjigantët portugezë Benfica, Porto apo Sporting.
Por, ky numër pritet të rritet deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës.
Shumë afër t’i bashkohet skuadrës nga Liga Premierë është edhe mbrojtësi Pepe, i cili aktualisht është pjesë e Besiktasit. Por, është folur shumë edhe për Andre Silvan e Milanit dhe Joao Marion e Interit.
Gjithë këta lojtarë i janë bashkuar Wolves për shkak të agjentit Jorge Mendes, ai është këshilltar i pronarëve të Wolves (klubi është nën pronësi të kompanisë kineze Fosun).
Shumica e lojtarëve janë klientë të Mendes, por nuk duhet harruar se edhe trajneri i kësaj skuadre është portugez, Nuno Espirito Santo. /Telegrafi/