Telegrafi

Witsel tregon pse i zgjodhi paratë para Juves

Axel Witsel ka zgjedhur të shkojë në Kinë, në vend se të nënshkruajë për Juventusin. Është pritur që kampioni italian ta transferojë mesfushorin e Zenit St. Petersburgut në janar, pasi atij i skadon kontrata me klubin rus në fund të sezonit.

Megjithatë, belgu i ka zgjedhur paratë dhe do të luajë në Superligën kineze, ku do të përfitojë rreth 18 milionë euro për sezon.

Sipas njoftimeve, 27-vjeçari do të transferohet te Tianjin Quanjian, klub që ka për trajner Fabio Cannavaron.

Lexo po ashtu Emra të mëdhenj të futbollit në fund të sezonit mbeten pa kontrata

“Ishte një vendim shumë i vështirë, sepse në një anë ishte një klub i madh si Juventusi. Por, në anën tjetër ishte një ofertë vendimtare për familjen time që nuk mund ta refuzoja”.

“Kryesia e Juventusit gjithmonë është sjellë mirë me mua dhe unë vetëm mund t’i falënderoj”.

“Do të bëj tifo për Juventusin dhe shpresoj që ta fitojë Ligën e Kampionëve. Pastaj, nuk i dihet, ndoshta një ditë në të ardhmen rrugët tona do të puqen”, ka deklaruar Witsel për Tuttosport. /Telegrafi/