Jack Wilshere ka filluar të luaj me Arsenalin por duket se nuk do të qëndrojë gjatë në klubin londinez.
Pasi ka rikthyer formën e dikurshme, reprezentuesi anglez është bërë edhe ndër lojtarët më të kërkuar në treg.
Arsenal po bisedon me lojtarin për vazhdimin e kontratës pasi ajo aktuale skadon në verën e vitit 2018.
Tani Wilshere ka zgjuar interesimin e dy skuadrave angleze, West Ham United dhe Crystal Palace që e duan në janar.
Përveç kësaj anglezi ka edhe dy oferta të tjera nga Turqia, me Antalyaspor dhe Galatasaray që e duan atë.
Mbetet të shihet nëse Wilshere do të vazhdoj me Arsenalin apo do të preferoj largimin nga klubi i fëmijërisë.
‘Topçinjtë’ i kanë ofruar lojtarit kontratë të re e cila do ta lidhte atë me klubin deri në vitin 2022, por që ende nuk ka ndonjë marrëveshje.
Kujtojmë që 25-vjeçari vitin e kaluar ishte i huazuar për një stinorë tek Bournemouth. /Telegrafi/