Telegrafi

Willian dhe Fabian Ruiz nuk rinovojnë kontratat, në pritje të Barcelonës

Fabian Ruiz dhe Willian janë dy nga objektivat e klubit katalunas, Barcelonës.

Barcelona është e interesuar të shtoj edhe më shumë opsionet në mesfushë dhe në krahë të sulmit.

Ruiz i Napolit dhe Willian i Chelseat janë dy lojtarët që pëlqehen shumë dhe drejtuesit e Barcelonës janë të prirur të arrijnë marrëveshje me ta.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 - mund të krijohet një formacion ëndrrash falas

Sipas gazetës Mundo Deportivo, dy lojtarët po vonojnë bisedimet për të rinovuar me Napolin dhe Chelsean pasi kërkojnë të sigurojnë transferimin te Barcelona.

Së bashku me Barcelonën, Juventusi po monitoron gjithashtu situatën e Willianit, megjithëse ende nuk është bërë asnjë propozim.

Në anën tjetër, për spanjollin Ruiz interesim ka shprehur edhe Real Madridi. /Telegrafi/