Site icon Telegrafi

William Carvalho vendos të largohet nga Sportingu, skuadrat e mëdha pas tij

Mesfushori portugez, William Carvalho ka vendosur që të largohet përfundimisht nga skuadra e tij Sporting Lisbona.

Kapiteni i ekipit portugez po dëshiron një aventurë të re në ndonjë klub më të madh evropian.

Edhe pse kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2020, Carvalho ka një klauzolë largimi prej 45 milionë euro.

Lajmi për largimin e tij nga Sportingu ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane të cilat po e duan transferimin e tij.

Liverpool dhe Arsenal janë në garë që ta transferojnë portugezin në kampionatin anglez.

Ndërkohë Roma është duke e monitoruar situatën e tij nga Serie A dhe Monaco e Borussia Dortmund gjithashtu janë në garë.

Ditë më parë Carvalho ka refuzuar një ofertë të mirë financiare nga kampionati kinez.

Tianjin Quanjin i ofroi pagë prej gjashtë milionë eurove në stinor, por reprezentuesi i Portugalisë e refuzoi këtë ofertë. /Telegrafi/

Exit mobile version