Telegrafi

Wilder bën shaka me Joshuan që i ka refuzuar 50 milionë dollarë të ndeshet me të në SHBA

Deontay Wilder dhe Anthony Joshua (Foto: Getty Images/Guliver)

Kampioni i WBC-së, Deontay Wilder, ka lënë të kuptohet se bisedimet me Anthony Joshuan kanë dështuar sërish, edhe pse amerikani është pajtuar që eci të zhvillohet në Britani të Madhe.

Wilder ka thënë më herët se e ka pranuar ofertën e Joshuas dhe promovuesi i boksit, Eddie Hearn, është shprehur se shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata.

Tifozët e boksit janë entuziazmuar me lajmin për supermeçin e paralajmëruar për unifikimin e titujve.

AJ e kishte refuzuar ofertën prej 35.9 milionë funtesh (47.3 milionë dollarë) për t’u ndeshur në Amerikë, para se të arrije marrëveshja që meçi të zhvillohej në Mbretëri të Bashkuar.

Megjithatë, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, boksieri amerikan ka lënë të kuptohet se bisedimet kanë ngecur sërish.

“E dini çka? Eddie tha: ‘Thuaju atyre se do t’i pranosh 50 milionë dollarë për t’u ndeshur dhe ekipi i tyre do ta mbështesë dhe ne do të mbesim të rëndësishëm, sepse ata nuk mund t’i gjejnë 50 milionë dollarë”.

Deontay dhe ekipi janë pajtuar të paguajnë dhe i kanë prezantuar paratë. Dukja në fytyrën e Eddiet. Thjesht e paçmueshme”.

“E dini çfarë? Ata i refuzuan paratë. Bënë një tjetër arsyetim. Ma shpjegoni, ma shpjegoni. Si mund t’u thuash jo 50 milionë dollarëve të thata?”, ka shkruar Wilder në titrat e videove qesharake.

Edhe pse është pritur që meçi ndërmjet Joshuas dhe Wilderit në Britani të Madhe të ndodhë kah muaji tetor, gjasat janë të mëdha që të shtyhet për në vitin e ardhshëm, pasi britanik ka një duel me sfiduesin e obligueshëm, Alexander Povetkin. /Telegrafi/