Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Georginio Wijnaldum i është bashkuar Paris Saint-Germainit.
Kontrata e mesfushorit holandez me Liverpoolin skadon më 30 qershor dhe klubi kishte vendosur të mos ia vazhdojë atë.
Barcelona ka qenë destinacioni më i mundshëm për 30-vjeçarin, mirëpo duket se oferta e klubit francez ka qenë më e mirë duke ia ndërruar mendjen.
“Georginio Wijnaldum e ka nënshkruar kontratën me Paris Saint-Germainin, marrëveshje e konfirmuar dhe e kryer. Në orët në vijim do të zhvillohen ekzaminimet mjekësore dhe pastaj do të bëhet zyrtare. Marrëveshja është deri në qershor të vitit 2024”.
“Gini ndërroi mendje dje (e diel) – nuk do t’i bashkohet Barcas dhe tashmë është lojtar i ri i PSG-së”, thotë Romano në postimin e tij në Twitter. /Telegrafi/
Georginio Wijnaldum has just signed his contract with Paris Saint-Germain, confirmed and done deal. Medicals pending in the next hours then it’ll be official. Agreement until June 2024. 🇳🇱✍🏻
Gini changed his mind yesterday – he’s not joining Barça and he’s now a new PSG player. https://t.co/HOs6YcGsPA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 7, 2021