Site icon Telegrafi

Wijnaldum futbollisti i parë që do të largohet nga PSG, e ardhmja e tij mes Spanjës dhe Anglisë

Georginio Wijnaldum iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain me shumë bujë verën e vitit të kaluar si transferim i lirë nga Liverpooli.

Skuadra si Barcelona, Bayern Munich apo Juventus u interesuar për të, por holandezi vendosi të transferohet në kryeqytetin francez.

Por aventura e tij në Paris pritet të përfundojë vetëm pas një viti, pasi Wijnaldum nuk është një titullar dhe ai dëshiron të luaj më shumë.

L’Equipe ka raportuar se francezi do të largohet në fund të sezonit nga Parc de Princes dhe tri skuadra kanë shprehur interesim për të.

31-vjeçari është duke menduar për të ardhmen se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, në Angli apo Spanjë.

Atletico Madrid është gati t’i ofrojë atij një kontratë tri vjeçare, derisa në Ligën Premier interesim kanë shprehur skuadrat si Newcastle United, Aston Villa e Arsenal.

Lexo po ashtu Wijnaldum njihet si tifoz i Arsenalit, klubi nga Emirates favorit për transferimin e tij

Parisienët janë gati ta lejojnë largimin e holandezit nëse paguhet një shumë prej 25 milionë eurove.

Wijnaldum këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me parisienët në të gjitha garat, kryesisht si zëvendësues duke shënuar tre gola e duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version