Georginio Wijnaldum thuhet se ka përfunduar si objektiv kryesor i trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman.
Barcelona ka bërë ndryshime në shtabin teknik gjatë ditëve të fundit, pas dështimeve të njëpasnjëshme këtë sezon.
Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Quique Setien dhe në vend të tij kanë emëruar trajnerin e Holandës, Koeman.
Koeman është prezantuar gjatë ditës së mërkurë, ndërsa tashmë kanë filluar të dalin emrat që mund t’i transferojë ai te Barcelona.
Sipas mediumit holandez AD, Koeman dëshiron të bëjë mesfushorin e Liverpoolit, Wijnaldum nënshkrimin e tij të parë te klubi katalunas.
Barcelona sapo ka nënshkruar me Miralem Pjanic në mesfushën qendrore, por Koeman me sa duket dëshiron të lidhet përsëri me Wijnaldum pasi e menaxhoi atë te Tulipanët. /Telegrafi/