Site icon Telegrafi

Wijnaldum bën presion te Liverpooli për transferimin te Barcelona

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum po bën presion për një transferim te Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Kampionët anglezë thuhet se e vlerësojnë mesfushorin 17 milionë euro, një tarifë transferimi të cilën Blaugranët e konsiderojnë të tepruar dhe për të cilën ata besojnë se duhet të ulet.

Sipas mediumit Diario AS, Wijnaldum – kontrata e të cilit në Anfield skadon vitin e ardhshëm – tani po ushtron presion ndaj klubit të tij në mënyrë që të ulë atë vlerë në mënyrë që një marrëveshje të mund të përfundojë këtë verë.

Lexo po ashtu Wijnaldum dëshira e parë e Koemanit te Barcelona

Wijnaldum ka bërë përshtypje te Liverpooli që nga kalimi i tij në vitin 2016 nga Newcastle dhe i ndihmoi ata të fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar së bashku me titullin e tyre të Ligës Premier këtë sezon.

Por, tani ai është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Reds duan ta largojnë këtë verë për të mos lejuar largimin e tij falas në verën e ardhshme.

The Independent gjithashtu pretendon se një marrëveshje mund të jetë e realizueshme, megjithëse ka më shumë të ngjarë të jetë verën e ardhshme dhe jo këtë vit, me një para-marrëveshje të mundshme gjatë janarin pasi mesfushori kërkon një sfidë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version