Site icon Telegrafi

White thotë se McGregor mund të kthehet nëse ndodhë diçka te përballja Khabib v Poirier

Dana White ka zbuluar se Conor Mcgregor do të rikthehet në UFC 242, derisa irlandezi po e kërkon rimeçin ndaj Khabib Nurmagomedovit.

Boksieri 31-vjeçar u mposht nga kampioni rus në vitin e kaluar në kuadër të UFC 229, për të bërë të ditur në mars të këtij viti se po pensionohet.

Por, McGregor tani po e kërkon një rikthim të shpejtë në sportin e arteve marciale të përziera, mirëpo presidenti Dana White ka bërë të ditur se një gjë e tillë mund të vonojë.

“Po, kam biseduar me të (McGregorin) në javën e kaluar, dëshiron të rikthehet”, ka thënë 50-vjeçari kur është pyetur për irlandezin.

“Në të vërtetë ai është duke e kërkuar rikthimin në këtë shtator. Unë aktualisht po mendoj për përballjet që do t’i zhvillojnë  Khabibi dhe Poirier”.

Lexo po ashtu McGregor dëshiron revanshin ndaj Nurmagomedov pas rikthimit të tij në UFC, por ka një problem

“Ju e dini si funksionon ky biznes: çdo gjë mund të ndodhë dhe zakonisht ndodhë. Kështu, mendoj se ai nuk ka durim që të pres për shumë gjatë, dëshiron ta rrëmbej shansin që të futet sërish në kafaz”, ka shtuar më tej White.

Nga ana tjetër, Khabib do të rikthehet nga suspendimi që e mori në përballja me irlandezin, e që do të boksojë ndaj Tony Fergusonit, mirëpo kundërshtari tjetër i radhës për rusin do të jetë Poirier. /Telegrafi/

Exit mobile version