Telegrafi

West Hami do t’ia paguajë rrogën Joao Marios, por nuk dëshiron t’i japë Interit para për huazimin

(Foto: Getty Images)

West Ham Unitedi është i gatshëm t’ia paguajë rrogën Joao Marios, por nuk dëshiron t’i paguajë interit asnjë çmim për huazimin.

Mesfushori portugez nuk është i favorizuar nga trajneri Luciano Spalletti, mirëpo Nerazzurrët nuk po arrijnë të gjejnë klub për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa Sky Italia njofton se klubi anglez e ka bërë të qartë se do t’ia paguajë rrogën lojtarit në pjesën e mbetur të sezonit (që është rreth 2.5 milionë euro).

Po ashtu, West Hami është i gatshëm t’ia paguajë agjentit të tij shumën e komisionit prej 600.000 eurosh, mirëpo kërkon që të mos paguajë asnjë çmim sa i përket huazimit nga Interi.

Lexo po ashtu Moyes i West Hamit e pëlqen Joao Mario

Në marrëveshje do të përfshihej edhe opsioni i blerjes në fund të sezonit për 30 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

 

Megjithatë, zikaltrit do të pranojnë një marrëveshje, e cila nuk ia garanton West Hamit blerjen e lojtarit.

Joao Mario është pjesë e Interit nga gushti i vitit 2016, kur u transferua nga Sportingu për 40 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/