West Ham United është duke shpresuar që ta huazojë qendërmbrojtësin e Arsenalit, Calum Chambers.
Topçinjtë janë shumë pranë transferimit të futbollistit shqiptar, Shkodran Mustafi, nga Valencia, prandaj Slaven Bilic dëshiron ta shfrytëzojë rastin.
Chambers nuk ka pasur hapësirë në skuadrën e Arsene Wenger, prandaj francezi planifikon ta huazojë.
Roma është skuadra tjetër e interesuar për shërbimet e anglezit 21 vjeçar. /Telegrafi/