Site icon Telegrafi

West Ham bën ofertë të përmirësuar për Harry Maguiren

West Ham ka bërë një ofertë të përmirësuar prej 35 milionë euro për Harry Maguire dhe po pret të dëgjojë përgjigjen nga Manchester United.

Djajtë e Kuq thuhet se refuzuan një ofertë prej rreth 25 milionë eurosh për reprezentuesin anglez.

West Ham po kërkon përforcime këtë verë dhe aktualisht janë klubi i vetëm në Ligën Premier që nuk kanë bërë përforcime.

Lexo po ashtu West Hami larg asaj që Man United po kërkon për Maguiren - refuzohet oferta

David Moyes dëshiron Maguiren, por është e dyshimtë se ata do të vazhdojnë të shtyjnë duke pasur parasysh madhësinë e pagës së tij dhe gjithashtu të paqartë nëse qendërmbrojtësi anglez do të ishte i etur për të bërë këtë lëvizje.

Lojtari ka humbur vendin e titullarit nën urdhrat e Erik ten Hag dhe bëri vetëm 16 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar, me Lisandro Martinez, Raphael Varane dhe Victor Lindelof të preferuar në mbrojtjen qendrore.

30-vjeçari u hoq gjithashtu nga posti kapitenit të United nga Ten Hag përpara sezonit të ri. Kontrata e tij është deri në vitin 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version